Që nga mbarimi i luftës së vitit 1999, në Kosovë janë mbajtur tetë palë zgjedhje parlamentare. Ndër to, vetëm tri herë zgjedhjet janë mbajtur në mënyrë të rregullt derisa herëve tjera të gjitha kanë qenë zgjedhje të parakohshme.
Jetëgjatësitë e qeverive kanë zgjatur disa vite por ka pasur raste sikurse ai i qeverisë paraprake të drejtuar nga Avdullah Hoti kur mandati i saj ka zgjatur vetëm gjashtë muaj.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 e shpalli si jo kushtetuese votën “pro” të deputetit nga radhët e minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, Ethem Arifi, duke rrëzuar Qeverinë e Avdullah Hotit.
Zgjedhjet e fundit parlamentare janë mbajtur me 14 shkurt të vitit 2021, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese dhe siguroi një shumicë të fortë në parlament.
Në bazë të kalendarit zgjedhor zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhej të mbaheshin në vitin 2025, mirëpo me fillimin e këtij viti siç duket gjërat do të ndryshojnë.
Zyrtarë të lartë nga pozita e opozita kanë deklaruar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në këtë vit.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca por edhe shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari kanë shpalosur argumentet e tyre pse zgjedhjet mund të mbahen gjatë këtij viti.
“Është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Konjufca.
Ai ka thënë se për shkak të shumë zhvillimeve do të ishte mirë që qeveria e re që do të merr legjitimitetin e popullit të përfundojë disa procese që po kalon Kosova.
Derisa shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari Lila ka thënë se viti 2024 është vit i dinamikave të shumta në botë dhe si të tillë ajo e sheh që mund të ketë ndikim edhe në Kosovë.
Ajo thotë se nuk do të ishte diçka e paarsyeshme nëse zgjedhjet e rregullta mbahen në fund të këtij viti.
“Sipas kalendarit zgjedhor ka mundësi që deri në fund të vitit të organizojmë zgjedhje të rregullta të cilat do të jenë në përputhje me kalendarin zgjedhor, i cili në të kundërtën do të ishte në shkurt të vitit 2025. Por, para dhe pas në periudhën 60 ditore ka mundësi të diskutimit ndërmjet subjekteve politike me presidenten e vendit për të gjetur një datë të përbashkët. Prandaj, nuk do të ishte risi nëse Kosova do të ballafaqohet me proces zgjedhur këtë vit. Pra, nuk do të ishte krejtësisht e jashtëzakonshme.”, ka deklaruar ajo.
Por kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është i bindur se viti 2024 do të jetë vit zgjedhor në Kosovë.
Ai thotë se bota nuk mund të pret Albin Kurtin në lidhje me taktizimet që ky i fundit i bën me procesin e dialogut.
““Unë jam i bindur se vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje. Po shihet tashmë edhe nga deklarimet dhe veprimet e qeverisë dhe kryeministrit Kurti, nga tubimet e karakterit elektoral, por edhe nga forma aspak korrekte dhe e drejtë e shpenzimit të buxhetit të shtetit në raport me subvencionimet e ndryshme që i kanë bërë dhe që i kanë planifikuar. Besoj se në vitin 2024 gjithsesi do të kemi zgjedhje të parakohshme, por nuk mund të them me siguri se a do të mbahen ato në qershor, në tetor më herët apo më vonë”, ka deklaruar Krasniqi.
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se vendi do të shkojë në zgjedhje në fillim të vitit 2024.
Krasniqi ka theksuar se Kosova e ka humbur njohjen reciproke.
“Pas vitit të ri menjëherë do të ketë zgjedhje. Sa më shpejt që vendi të shkojë në zgjedhje është më mirë sepse qytetarët po varfërohen. Ka ngritje të çmimeve, nuk ka heqje të TVSH-së as heqje të akcizës”, kishte deklaruar ajo.
Edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini vlerëson se sipas gjasave aktuale dhe bindjeve politike të qytetarëve, vendi ynë do të shkojë në zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti.
“Unë po besoj që, nëse i kemi parasysh të gjitha rrethanat që janë krijuar në Kosovë, duke i futur në kalkulim edhe bindjet politike të njerëzve dhe idetë që i shohim, gjasat janë që në vitin 2024 do të kemi zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Gjini.
Por shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka deklaruar se viti 2024 edhe ligjërisht duhet të jetë vit zgjedhor.
”Viti 2024 është vit zgjedhor, për shkak se edhe për zgjedhjet e rregullta ato duhet të shpallen më së herët gjashtë muaj, e më së voni katër muaj, para zgjedhjeve. Kjo nënkupton që partitë politike do të punojnë për përpilimin e listave dhe zgjedhjeve”, ka deklaruar Tahiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian