Posterat e shfaqur për Huawei Mate X nënkuptojnë lansimin e afërt

Huawei ka thënë në mënyrë të përsëritur se Mate X do të lansohet në shtator, për shkak të testimeve shtesë të pajisjes dhe ngadalësimit për shërbimet 5G në mbarë botën. Një prezentim zyrtar i kompanisë gjithashtu mbështet datën e lansimit, por duket sikur Huawei tashmë është duke përgatitur materialet e marketingut për të promovuar telefonin e palosshëm.Ajo që po shihni më poshtë janë posterat për Huawei Mate X, të shfaqur në Kinë dhe postuar në Weibo.

Në tregun lokal, Huawei mund të lansoj Mate X më herët se lansimi i planifikuar i muajit shtator, të paktën duke treguar se pajisja është gati.




















































