LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Kriza ka çmim, nevojitet sjellje e përgjegjshme e të gjithë faktorëve në Maqedoni

Poposki: Kriza ka çmim, nevojitet sjellje e përgjegjshme e të gjithë faktorëve në Maqedoni

Kriza politike ka çmim të kushtetueshëm, por në qoftë se e mbajmë fokusin në zbatimin e prioriteteve reformuese pa marrë parasysh progresin e dialogut politik do të dëshmojmë se Maqedonia ka kapacitet të zhvillojnë me negociata me BE-në. Vlerësimin për këtë megjithatë do ta marrë Komisioni Evropian, deklaroi sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki.

‘Tjerat gjëra janë çështje politike dhe Këshilli merr vendim në bazë të vlerësimit politik. Këtu nuk do të mund të ndërhyjë në spekulimet për shkak se ka 28 interesa politik të cilët duhet të shndërrohen në një zgjidhje’, tha Poposki në takim me gazetarët me rastin e mbajtjes së Konferencës vijuese parisiene për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit i pyetur për rekomandimin e KE-së për Maqedoninë.

Nevojitet, theksoi Poposki, sjellje e përgjegjshme e të gjithë faktorëve në Maqedoni, për shkak se çmimin e fundit e paguajnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë. /Telegrafi/