Popeyes ju fton në një festë të paharrueshme 'Back to School' në Prishtina Mall!

Një copëz pule krokante, një shije speci të kuq të bluar që s’harrohet lehtë - kështu nisi Popeyes, një brand që sot bashkon miliona njerëz rreth tavolinës.
Frymëzuar nga kuzhina cajun e New Orleans-it, Popeyes solli një recetë unike që shpejt u shndërrua në një fenomen botëror. Sot, me mijëra restorante anë e mbanë globit, Popeyes vazhdon të mbetet simbol i shijes, traditës dhe kënaqësisë që ndahet me familjen dhe miqtë.
Pikërisht këtë frymë, Popeyes e sjell edhe në Kosovë, duke e kthyer çdo vizitë në një moment të veçantë për fëmijët, prindërit dhe miqtë.
Dhe këtë fund-gushti, Popeyes është gati ta bëjë kthimin në shkollë më emocionues se kurrë me një event të veçantë: Back to School Party, që do të mbahet më 30 dhe 31 gusht, nga ora 17:00 deri në 19:00, në Prishtina Mall.
Kjo festë dy-ditore është menduar për të sjellë gëzim dhe entuziazëm te fëmijët dhe familjet ndërsa përgatiten për vitin e ri shkollor.
Përveç atmosferës së gjallë dhe ushqimeve të papërmbajtshme, Popeyes ka menduar edhe për një surprizë të ëmbël: me çdo blerje të një Crunch Box, Kids Meal ose Chicken Sandwich me M MENU, vizitorët do të përfitojnë një fletore falas – një dhuratë simbolike që e bën fillimin e shkollës edhe më të bukur.
Sepse për Popeyes, shija nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin - por me momentet e veçanta që krijohen kur ajo shije ndahet bashkë.
















































