LAJMI I FUNDIT:

Polonia nënshkruan kontratë për ndërtimin e termocentralit të ri me qymyr

Polonia nënshkruan kontratë për ndërtimin e termocentralit të ri me qymyr

Kompania amerikane “GE Power” ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e termocentralit të ri ultra-superkritik të bazuar në qymyr me kapacitet prej 1 gigavatësh – Ostroleka C. Termocentrali pritet të ndërtohet në verilindje të shtetit anëtar të Bashkimit Evropian, Polonisë.

“‘GE Power’ do të disejnojë dhe do të ndërtojë termocentralin si dhe do të finalizojë komponentet teknologjike ultra-superkritike të termocentralit”, thuhet në njoftimin e publikuar në mediat ndërkombëtare. Termocentrali do të zvogëlojë lirimin e dioksidit të karbonit deri në 26% për cdo megavat të prodhuar dhe është në pajtim me standardet e fundit të BE-së për lirimin e gazrave ndotës”, thuhet në njoftim, raporton Poandpo.com.

Përveç Polonisë, termocentrale të bazuara në qymyr me linjit dhe njësi të reja në termocentrale kanë paralajmëruar një numër vendesh anëtare të bashkimit Evropian, shkruan Telegrafi.


Një termocentral që për bazë ka linjitin dhe me kapacitet prej 350 megavat energji elektrike do të ndërtohet në Gacko në Bosne. Një tjetër i ngjashëm prej 350 megavatësh po ndërtohet në Serbi.

Në anën tjetër edhe Greqia, shtet anëtar në Bashkimin Evropian, po planifikon ndërtimin e dy blloqeve te reja prodhuese me kapacitet prej 1100 megavatesh ne termocentralin ekzistues – Ptolemiada. Blloqet, që pritet të kenë kapacitet gjenerues prej 1100 megavat, do t’i japin fund problemeve të Greqisë me prodhimin e energjisë elektrike.

Edhe në Kosovë, Qeveria e vendit ka nënshkruar kontratë me kompaninë Amerikane me bazë në Londër – Contour Global, për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike të bazuara në linjit me kapacitet prej 450 megavatësh. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Kalo në kategori