Kërkesat polake për reparacione i rëndojnë që prej verës së kaluar raportin gjermano-polak. Tani përmendet për herë të parë një shifër konkrete. Kurse qeveria gjermane e sheh problemin të zgjidhur përfundimisht.
Kanë kaluar gati 73 vjet që kur ka marrë fund Lufta e Dytë Botërore, por sërish kanë shpërthyer grindje për dëmshpërblimet e krimeve gjermane të luftës në Poloni.
Deputeti i partisë në pushtet në Poloni ‘E drejta dhe drejtësia’ (PiS), Arkadiusz Mularczyk e llogariti tani vlerën e shkatërrimeve dhe humbjeve të shkaktuara nga gjermanët në 850 miliardë dollarë, të konvertuara janë 685 miliardë euro.
Sipas të dhënave të politikanit nacionalkonservator, këto vlerësime të reja bazohen në përllogaritje të zyrës polake për dëme lufte të vitit 1947, të cilat tani u aktualizuan.
“Ne flasim për shuma shumë të mëdha, por të argumentuara dëmshpërblimi për krimet e luftës, për qytete dhe fshatra të shkatërruara dhe për potencialin e humbur demografik të vendit tonë”, i tha Mularczyku stacionit PolsatNews, shkruan DW.
Deputeti i PiS drejton që prej shtatorit një grup parlamentar në Sejm, detyra e të cilit konsiston në bilancimin e humbjeve polake në luftë, për t’u ofruar politikanëve argumente për negociata eventuale. Në vitin 1989 – pas fundit të luftës së ftohtë – Polonia dhe Gjermania nisën një proces pajtimi dhe mirëkuptimi. Politikanë të të dyja vendeve bënë përpjekje që ta ndanin politikën aktuale nga e kaluara, pa i harruar krimet nacionalsocialiste.
Kërkesa të reja për reparacionet u paraqitën për herë të parë në vitin 2005 – pas marrjes së pushtetit nga PiS. Por ato nuk patën pasoja, sepse kampit nacionalkonservator iu desh ta dorëzonte shpejt pushtetin. Në verë 2017, shefi i PiS Jaroslaw Kaczynski e vuri sërish në tryezë këtë temë delikate. Ai foli për ‘humbje gjigante’ dhe shpalli një ‘kundërofensivë historike’.
“Polonia nuk ka hequr kurrë dorë nga reparacionet. Ata që mendojnë kështu e kanë gabim”, theksoi Kaczynski.
Qeveria gjermane reagoi në mënyrë refuzuese. Zëvendëszëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer, tha se Gjermania e mban politikisht, moralisht dhe financiarisht përgjegjësinë e saj historike, por çështja e reparacioneve është rregulluar tashmë përfundimisht juridikisht dhe politikisht. Shërbimi shkencor i Bundestagut Gjerman e mbështeti këtë pozicion të qeverisë në Berlin. Të gjitha pretendimet për shkak të krimeve gjermane në Luftën e Dytë Botërore e kanë humbur më e vona më 1990, me përfundimin e Marrëveshjes Dy-plus-Katër, vlefshmërinë e tyre, thuhet në një ekspertizë. Kjo marrëveshje ka fuqinë e një ‘vije përfundimtare nën çështjen e reparacioneve’. Veç kësaj, qeveria polake hoqi dorë edhe zyrtarisht në vitin 1953 nga kërkesa të tjera për reparacione.
Palën polake këto argumente gjermane nuk e impresionuan. Ekspertë të Parlamentit polak arritën në përfundimin që si juridikisht, ashtu edhe politikisht pretendimet janë të hapura. Ekspertët polakë i vunë pikëpyetje ligjshmërisë së qeverisë polake, e cila në vitin 1953 ishte nën urdhrat sovjetikë, duke vendosur kundër interesave vetjake, u tha.
“Polakët kanë marrë deri tani vetëm një përqind të kompensimit, që kanë marrë qytetarët në shtetet perëndimore ose në Izrael. Kjo në një kohë kur humbjet tona në raport me numrin e popullatës kanë qenë më të lartat në botë”, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, në intervistë me revistën Der Spiegel
Ekspertët gjermanë dhe publicistët megjithatë besojnë që kërkesat e reja polake për reparacione nga ana e PiS bëhen për shkaqe të politikës së brendshme.
“Në fakt nuk bëhet fjalë për krimet e padiskutueshme të Wehrmachtit dhe të SS në Poloni gjatë pushtimit në vitet 1939 deri 1945. Shumë më tepër bëhet fjalë për të ushqyer emocionet antigjermane – prandaj edhe shifrat gjigante”, shkruan gazetari, Sven Felix Kellerhoff i gazetës Die Welt.
Kurse kolegu i tij Michael Thumann i gazetës Die Zeit mendon se “Sot Arkadiusz Mularczyk dhe PiS e përdorin kujtimin si kthim të kritikave, kur Brukseli dhe Berlini i kritikojnë partinë për shndërrimin autoritar të shtetit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Hodhi taburen nga kati i tretë i qendrës tregtare në Londër – për pak sa nuk i godet vizitorët

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës