Qeveria polake ka garantuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet nëse merr pjesë në 80-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes Aushvic-Birkenau, pavarësisht urdhërit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) kundër tij.
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, nga partia opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS), këtë javë i shkroi qeverisë duke kërkuar që Netanyahu të mos arrestohej nëse vendos të marrë pjesë në përkujtimin e Aushvicit më 27 janar, sipas një ndihmësi presidencial.
Ndërsa zyra e kryeministrit Donald Tusk publikoi të enjten një rezolutë duke thënë se do të siguronte “pjesëmarrjen e sigurt të liderëve të Izraelit në përvjetor”.
“Konfirmoj, pavarësisht nëse është kryeministri, presidenti apo ministri, kushdo që do të vijë nga Izraeli në Oswiecim për festimet në Aushvic do të jetë i sigurt dhe nuk do të ndalohet”, tha Tusk.
Por, Tusk e bëri të qartë se rezoluta ishte “e saktë” dhe zbatohet vetëm për përvjetorin e Aushvicit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
“Është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne që Polonia të mos jetë ndër ato vende që haptazi dhe demonstrativisht duan të shpërfillin vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se4 ICC lëshoi urdhërarreste në nëntor për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes, si dhe një lider të Hamasit, për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës 15-mujore në Gaza.
Vendeve anëtare të ICC-së, si Polonia, u kërkohet të ndalojnë të dyshuarit që përballen me një urdhër nëse shkelin në tokën e tyre.
Gjykata ka më shumë se 120 shtete anëtare, megjithëse disa vende, përfshirë Francën dhe Hungarinë, kanë thënë tashmë se nuk do ta arrestojnë atë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban madje tha se do të kundërshtonte urdhrin duke ftuar Netanyahun në Budapest.
Ndryshe, në konferencën për shtyp të së premtes të Komisionit Evropian, zëdhënësi Anouar El Anouni tha se BE është “fort e përkushtuar ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare”.
“BE u bën thirrje të gjitha shteteve të sigurojnë bashkëpunim të plotë me ICC, duke përfshirë ekzekutimin e menjëhershëm të urdhërarresteve”, tha ai kur u pyet për këtë çështje.
Është e paqartë nëse Netanyahu planifikon të marrë pjesë në përvjetor më vonë këtë muaj, megjithëse ai ka qenë i pranishëm në ngjarjet e mëparshme në Aushvic.
Ministria e Jashtme e Polonisë, në përgjigje të një pyetjeje me email, tha se “nuk ka marrë asnjë informacion deri më tani që tregon se kryeministri Benjamin Netanyahu do të marrë pjesë në kremtimin e 80-vjetorit të çlirimit të Aushvicit”.
Raportohet se në përvjetor do të marrin pjesë zyrtarë ndërkombëtarë dhe të mbijetuar të moshuar.
Ai do të zhvillohet në Oswiecim, një qytet që ishte nën pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku forcat gjermane naziste operuan kampet e tyre më famëkeqe të vdekjes.
Më shumë se 1.1 milion njerëz u vranë në Aushvic.
Historianët thonë se shumica prej tyre, rreth një milion, ishin hebrenj, por viktimat përfshinin edhe polakë, romë, e të tjerë.
Të paktën 3 milionë nga 3.2 milionë hebrenjtë e Polonisë u vranë nga nazistët, që përbën rreth gjysmën e hebrenjve të vrarë në Holokaust. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t’i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit