LAJMI I FUNDIT:

Polonia arreston 18 persona nën akuzat për bashkëpunim me Rusinë dhe Bjellorusinë

Polonia arreston 18 persona nën akuzat për bashkëpunim me Rusinë dhe Bjellorusinë

Polonia ka arrestuar 18 persona të akuzuar për aktivitete armiqësore dhe sabotim në emër të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Bëhet e ditur se një nga skemat dyshohet se përfshinte plane për të vrarë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar Ministri i Brendshëm polak, Tomasz Siemoniak.

“Dhjetë nga të arrestuarit kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e formave të ndryshme të sabotimit në të gjithë Poloninë”, tha Siemoniak, shkruan skynews.


Polonia ndërmerr hapa për ta mbrojtur hapësirën ajrore nga sulmet ruse
Lexo po ashtu Polonia ndërmerr hapa për ta mbrojtur hapësirën ajrore nga sulmet ruse

Siç raportohet, autoritetet në Poloni i kanë lidhur disa zjarrvënie të kohëve të fundit dhe tentativa për zjarrvënie me agjentë të sponsorizuar nga Rusia.

Ministri shtoi se aktet e sabotimit me sa duket kanë qenë pjesë e një plani më të gjerë që përfshin sulme kibernetike dhe i shtyn emigrantët drejt Polonisë, duke rrezikuar kështu sigurinë e vendit.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim se me ofertën e një vendi të huaj, Rusisë, ka njerëz që janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve polakë”, shtoi Siemoniak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori