LAJMI I FUNDIT:

Pollogu ofron pak vende të lira pune

Pollogu ofron pak vende të lira pune
Foto: Ilustrim

Në tregun e Maqedonisë të punës ka tepricë të punëtorëve në profesionet me kualifikime më të larta, me përjashtim të punëtorëve nga veprimtaria e teknologjisë informative. Njëherësh po arrihet maksimumi në profesionet arsimore (pedagogjike), ku në një vend të lirë të punës janë deri në 71 të papunë. Nga ana tjetër, ekziston mungesë e punëtorëve për gjashtë nga tetë profesione me kualifikime më të ulëta, e cila është veçanërisht e theksuar për punëtorët e shërbimit dhe punëtorët themelor.

Kjo është e lidhur me faktin se gati 60 për qind të personave të papunë të regjistruar janë pa ndonjë profesion të caktuar, me arsim të ulët apo pa arsim. Kjo ndër të tjerash theksohen në analizën “Parakushtet për mobilitetin e fuqisë punëtore gjatë integrimit ekonomik rajonal: Avantazhet dhe disavantazhet nga perspektiva e Maqedonisë”, e cila është publikuar nga Finance Think.

Gjithashtu analiza tregon se Rajoni i Pollogut karakterizohet me raportin më të ulët ndërmjet fuqisë punëtore në aspektin e kërkesës dhe ofertës, me vetëm 1.5 për qind, duke pasur parasysh fuqinë relativisht të lartë të ofertës me gati 23 mijë punëtorë për të cilët janë vetëm 315 vende të lira pune. Numri i ulët i vendeve të lira të punës mund të jetë rezultat i mungesës së kompanive të mëdha me më shumë se 250 punonjës (vetëm 7 kompani të tilla në vitin 2021), por mund të tregojë gjithashtu një incidencë apo frekuencë më të madhe të ekonomisë informale.


Analiza e detajuar e hendekut në ofertën dhe kërkesën për punë tregon se e vetëm disa profesione, kryesisht me shkathtësi të ulëta janë në deficit apo tepricë. Gjegjësisht mungojnë 68 punëtorë të mbeturinave me arsim fillor, 28 shoferë dhe 15 montues me arsim të mesëm, si profesione që mund të ushtrohen edhe nga të papunët apo nga individët pa profesion të raportuar.

Teprica në Pollog thotë analiza, është më e lartë në mesin e punëtorëve me arsim të mesëm dhe në profesionet me kualifikimet e larta, veçanërisht në profesionistët juridik, social dhe kulturorë, si dhe profesionistët e inxhinierisë dhe ato shëndetësorë. Ndër 1592 profesionistë të lëmisë juridike, sociale dhe kulturore janë 1,077 ekonomistë që “luftojnë” për vetëm një vend të lirë pune, ndërsa afro 2000 profesionistët të shkencës dhe inxhinierisë mund të aplikojnë vetëm për 15 vende te lira pune për elektrikë (10), makineri (4) dhe ndërtimtari (1). Gjithashtu profesionistët e mësimdhënies janë “më të rrezikuarit”, ndër punëtorët me arsim të lartë, duke pasur parasysh tepricën e lartë.

Analiza më tej thekson se integrimi më i thellë rajonal i tregut të punës mund të inkurajojë lëvizshmërinë që do të lehtësojë qasjen ndaj shkathtësive në tregun e punës, përderisa për njerëzit në profesionet që janë tepricë me shkathtësi më të larta, do të ofrojë më shumë mundësi punësimi dhe fitimi.

Duke pasur parasysh se profesionet me shkathtësi të ulëta janë njëkohësisht deficitare apo mungojnë në tregun vendor të punës, integrimi më i thellë rajonal mund të çojë në thellimin e mungesës së punëtorëve të tillë.

Nga “Finance Think” bëjnë të ditur se megjithëse integrimi ekonomik rajonal ka avantazhet e veta për sa i përket lëvizshmërisë së fuqisë punëtore, është më e rëndësishme të bëhen reforma strukturore në ekonominë vendore , me synimin e uljen së dallimeve në ofertën dhe kërkesën për punë dhe plotësimin e nevojave në tregun e punës, kryesisht me punëtorët vendor. Për këtë, siç theksojnë ata, rekomandimet tona kanë për qëllim përshtatjen e politikave të tregut të punës për të parandaluar rritjen e punëtorëve në profesione tepricë dhe krijimin e politikave arsimore për orientimin e punëtorëve në profesionet deficitare.

Në përgjithësi, integrimi ekonomik rajonal i bazuar në katër parimet bazë të qarkullimit të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve i ndihmon vendet të kapërcejnë kufizimet ndaj rritjes ekonomike të krijuara nga infrastruktura e dobët, politikat joefikase, përkatësia gjeografike dhe ndryshimet demografike, konstaton analiza./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori