Politikani kosovar ia kushton një poezi Katalonisë

Politikani i njohur kosovar ka gjetur kohë që në ditën kur Katalonia shpalli pavarësinë e saj, t’ia kushtojë një poezi.
Në poezinë e postuar në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, në vargjet e tij përmend edhe presidentin historik Ibrahim Rugovën, si dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin, duke mos harruar as Ukshin Hotin.
Më poshtë, lexojeni të plotë poezinë e politikanit Hoti:
Për Kataloninë! Sonte, Jam me europianët e mi nga Katalonia Dhe kjo nuk ka të bëjë fare me politikë! Sonte, Në tryezën e festës sime nuk jam vetë! Kam miq! Ata nuk janë më midis nesh. Kanë ikur një nga një, Që Lira e Kosovës të ketë Jetë! Midis tyre e shoh Rugovën, Komandantin legjendar Në të djathtë të Diellit qëndron Ukshin Hoti, E thithë duhanin në qelibar! Dhe me qortim të përmbajtur u drejtohet spanjollëve: Lërini katalunasit e qetë të gëzojnë! Mos i ngani! Liria është fati suprem i popujve Është thjesht altar! Prishtinë, 27.10.2017




















































