LAJMI I FUNDIT:

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e pazakontë në Tiranë, ku një vajzë kërkoi ndihmë në zonën e Astirit me pretendimin se është dhunuar.

Gazetarja e A2 CNN Xhensila Kodra raporton se në tavolinën e banesës ngjitur me atë ku u gjet Sajma Qordja, policia ka gjetur dy armë zjarri pistoletë dhe mbetje kokaine.

“I dashuri i vajzës ka marrë banesën me qira ditore. Ndërkohë pronari i banesës ka edhe një hyrje tjetër ngjitur me këtë banesë. I dashuri i vajzës më pas ka marrë me qira edhe hyrjen tjetër. Policia kishte informacion se në këtë banesë kishte armë zjarri. Sot efektivët kanë ndërhyrë në banesën e dytë ku kanë gjetur dy armë zjarri në tavolinë dhe shenja kokaine”, raporton gazetarja e A2 CNN.


Sipas saj banesa ka qenë thuajse e shkatërruar. Kur efektivët kanë trokitur në banesën tjetër, që ishte e reja, ajo ka filluar të bërtasë dhe është kyçur brenda dhe ka lajmëruar policinë, pasi ka menduar se personat në fjalë do e dhuronin, shton gazetarja e A2 CNN.

“Jam dhunuar”, vajza që denoncoi rastin në Tiranë nuk hap derën - RENEA hyn nga dritarja
Lexo po ashtu “Jam dhunuar”, vajza që denoncoi rastin në Tiranë nuk hap derën - RENEA hyn nga dritarja

Nga të dhënat e para mësohet se vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vendngjarje ishte edhe babai dhe daja i saj, të cilët po negocionin me vajzën bashkë me negociatorin e RENEA-s, për të hapur derën. Sipas të atit, vajza është rrëmbyer dhe ajo vuan nga depresioni. Pas disa përpjekjesh, një efektiv arriti të futej në banesë nga ballkoni, ndërsa mësohet se e reja është qetësuar.

Sipas burimeve të A2 CNN, armët po këqyren nga ekspertët e kriminalistikës. Apartamenti ku u gjetën armët dhe ai ku qëndronte vajza mësohet se ishin marrë me qira nga i dashuri i saj. Sipas informacioneve që policia ka arritur të sigurojë deri në këto momente, dyshohet se në banesë kanë qenë disa djem, të cilët mendohet se janë larguar para se vajza të mbyllte derën.

Njoftim i Policisë Tiranë

Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale

Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale

Lajme
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje

Lajme
Kalo në kategori