LAJMI I FUNDIT:

Policia spanjolle sekuestron gati 11 tonelata kokainë

Policia spanjolle sekuestron gati 11 tonelata kokainë

Policia spanjolle në portin Vigo në veriperëndim të vendit ka sekuestruar 7.5 tonelata kokainë nga Afrika e Jugut, e fshehur në peshkun e ngrirë ton që do të duhej të shpërndahej në Evropë, e 3.4 tonelata tjera u zbuluan në kontejnerët në jug të qytetit të Valencias.

Sekuestrimi prej 7.5 tonelata është sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e Galicias, rajon i Atlantikut, bregdeti shkëmbor i të cilit është përdorur për kontrabandë droge për dekada, u tha nga policia spanjolle, transmeton Telegrafi.


Në operacionin e dytë, policia gjithashtu gjeti 3.5 tonelata kokainë të fshehur në kontejnerët e anijeve në lindje të portit të Valencias.

Policia arrestoi 20 persona që i përkisnin dy organizatave kriminale nga Ballkani, që sipas policisë spanjolle i kanë dhënë “goditjen e fuqishme” një prej rrjetit më të madh të shpërndarjes së drogës në Evropë.

Rrjeti i kontrabandës krijoi një kompani importi për tregtinë ndërkombëtare të peshkut të ngrirë dhe prodhimeve të detit, si dhe për investime në pasuri të paluajtshme, thuhet në njoftimin për shtyp.

Policia tha se gjatë një vëzhgimi njëmujor, oficerët e saj zbuluan se kompania po fshehte përfshirjen e saj në kontrabandën e drogës duke dërguar një numër të madh kontejnerësh nga deti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Gjykatësi i jep administratës Trump, dy ditë për të lëshuar miliarda dollarë ndihmë të jashtme të bllokuar

Gjykatësi i jep administratës Trump, dy ditë për të lëshuar miliarda dollarë ndihmë të jashtme të bllokuar

Amerika
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Kalo në kategori