LAJMI I FUNDIT:

Policia pranon katër dronë nga ambasada britanike, do të përdoren edhe në pikat kufitare

Policia pranon katër dronë nga ambasada britanike, do të përdoren edhe në pikat kufitare

Zëvendësdrejtori i Policisë së Republikës së Kosovës, Fehmi Hoti dhe ambasadori britanik në Kosovë ,Jonathan Hargreaves, në kuadër të partneritetit dhe bashkëpunimit, nënshkruan marrëveshje mbi pranim-dorëzimin e një donacioni mjaft të rëndësishëm për Policinë e Kosovës.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me dhurimin e katër dronëve, të cilët do të ndihmojnë njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e
vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë.

“Duke përdorur imazhërinë/rezolucionin e lartë dhe aftësitë termale të këtyre pajisjeve, mund të ndihmojnë njësitet policore në marrje të vendimeve të bazuara në informacion, fotografi, xhirime dhe imazhe/prova”, thuhet në njoftim.


Tutje, theksohet se pajisjet e specializuara do të luajnë një rol jetësor në Polici të Kosovës, do të rrisin dhe do të profesionalizojnë edhe më tej punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm.

Policia e Republikës së Kosovës falënderon Ambasadën Britanike në Kosovë për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, e cila këtë donacion do ta vërë në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, patrullimit kufitar, si dhe shërbimit sa më efikas e cilësor ndaj qytetarëve dhe vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori