Policia nuk e gjeti në banesë, shpallet në kërkim ish-kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla
Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është shpallur në kërkim pas dënimit me dy vite burg.
Mbrëmjen e sotme Policia kontrolloi banesën e tij në kryeqytet, por ai nuk ndodhej në shtëpi.
Sipas informacioneve, ish-kryeprokurori rezulton jashtë vendit, pasi nga sistemi TIMS ka rezultuar se ka dalë jashtë vendit 2 javë më parë.
Ish-kryeprokurori Llalla akuzohej për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























