Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës rreth orës 16: 30 në stacionin policor në Kaçanik, një familjar nga fshati Runjevë ka raportuar për zhdukjen e motrës së tij, H.J. (54 vjeçe).

Sipas tij, viktima ishte larguar nga shtëpia e vëllait rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. H.J., e martuar në fshatin Rahovic-Ferizaj, kohëve të fundit qëndronte te vëllai për shkak të gjendjes shëndetësore të saj.


“Ankuesi tha se nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë. Në momentin e zhdukjes, ajo ishte e veshur me pizhamë ngjyrë pembe dhe trenerka ngjyrë kafe, e gjatë rreth 172 cm dhe me peshë trupore rreth 70 kg. Prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e një shënimi zyrtar dhe marrjen e masave për gjetjen e saj. Rreth orës 19:35, është nisur operacioni i kërkimit me dronë nga Njësiti i Kërkim-Shpëtimit, hetuesit e stacionit dhe njësitë e NJRSH-së nga Ferizaj të udhëhequr nga komandanti i stacionit policor në Kaçanik. Për zhvillimet e mëtejme do të jepet njoftim shtesë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/