Policia në Ferizaj njofton për numrin e gjobave dhe aksidenteve gjatë javës së kaluar

Policia Rajonale e Ferizajt ka raportuar se gjatë javës së kaluar, nga data 24 deri më 30 nëntor 2025, janë shqiptuar gjithsej 1,476 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 20 shoferë janë përjashtuar përkohësisht nga qarkullimi për shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 39 aksidente, prej të cilave 21 aksidente kanë lënë të lënduar 24 persona, ndërsa 18 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të udhëtojnë me kujdes.
Qytetarët mund të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar çdo kundërvajtje përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital "Lajmëro Policinë" apo në numrin kujdestar 192. /Telegrafi/


















































