Policia e Kosovës në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 i KPRK-sё.

Sipas njoftimit policor, gjatë hetimit të një rasti janë gjetur prova në bazë të cilave ka dyshime të bazuara se në rast është i përshirë një i dyshuar.


“Bujar (Rifat) PANTINA i lindur me datë 07.01.1978, me banim ne fshatin Gllarev komuna Klinë, Shqiptar, Shtetas i Republikës sё Kosovës, kërkohet për përfshirje në Vepra Penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge,” dhe nga data 04.02.2025 gjendet në ARRATI”, njofton Policia e Kosovës.

Policia me autorizim të prokurorit kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët në arrestimin e tij, që nëse kane çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë./Telegrafi/