Policia nderon Enver Zymberin në 7 vjetorin e rënies
Për nder të përvjetorit të shtatë të rënies në detyrë të Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, Policia e Kosovës sot ka mbajtur disa aktivitete për nder të veprës dhe heroizmit të tij.
Përveç vendosjes së luleve tek lapidari i heroit në kompleksin e drejtorisë së përgjithshme të Policisë në Prishtinë, homazhe janë bërë edhe tek varri i heroit në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.
Me këtë rast ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë, Naim Rexha, ka vizituar familjen Zymberi.
Rexha potencoi se Policia e Kosovës si gjithnjë, edhe tani e tutje do t’i respektojë dhe do t’i nderojë veprat sublime të të gjithë zyrtarëve policorë të rënë në detyrë në mbrojtje të rendit dhe ligjit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























