Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar tre persona për “mbajtje në pronësi, shfrytëzim, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Dy prej tyre u arrestuan në Prishtinë, kurse tjetri në Podujevë.
Policia ndërkaq gjatë kontrolleve tek të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar: pistoletë, karikatorë, gëzhoja dhe fishekë.
Rastet e plota sipas raportit të PK-së:
Veterrnik, Prishtinë. 01.10.2023 – 04:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti i është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy karikatorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rr. Shkelzen Haradinaj, Prishtinë. 01.10.2023 – 17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Te i dyshuari është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me 1 fishek. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Fshati Sfeqel-Podujevë,01.10.2023-23:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shtënë me pistoletë. Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë (me gaz), shtatë fishekë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/