Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet Burim Ruzhdi Agaj nga rajoni i Gjilanit.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se i dyshuari po kërkohet për përfshirje në disa raste të veprave penale, transmeton Telegrafi.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policorë në Gjilan, me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të veprave penale (tentim vrasje ndaj policëve në detyrë), që janë raportuar kohëve të fundit në Policinë Rajonale në Gjilan”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje “të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjen e tij, mund të lajmëroni në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës apo përmes numrit 192”. /Telegrafi/