LAJMI I FUNDIT:

Policia ka nisur hetimet për lajmet e rrejshme

Policia ka nisur hetimet për lajmet e rrejshme

Gjatë fushatës zgjedhore nëpër rrjete sociale janë shpërndarë lajme të rrejshme dhe linçuese për parti të caktuara. Zyrtarë të LDK-së, si dhe vetë kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje që kjo fushate linçuese të hetohet nga organet e drejtësisë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet për këto lajme që janë shpërndarë gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë.

“Rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar nga njesitë relevante policore”, konfirmon policia.


Siç njofton policia, Gazeta Kosova Sot ka paraqitur në polici rastin e lajmeve të rrejshme me llogon e kësaj gazete.

“Prishtinë 29.05.2017-NN.  Me 09.06.2017 ankuesja femër K/Shqiptare, ka raportuar se person-a të panjohur kanë vjedhur emrin dhe llogon e Gazetës Kosova Sot  dhe janë duke shpërndarë lajme të rrejshme në disa vebfaqe. Po ashtu rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar nga njësite relevante policore”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Express.

Në raportin e policisë thuhet se edhe dikush tjetër ka kërkuar që lajmet e rreme të thirrura në emër të një portali tjetër të hetohen nga policia.

“Prishtinë 08.06.2017-21:30. Me 09.06.2017 ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se person-a të panjohur në mënyrë të rrejshme duke u thirrur në emër të portalit, kanë publikuar lajme lidhur me aktivitetet politike-zgjedhore. Rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar nga njesite relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa LDK-ja, lajmin e rremë se kinse  Avdullah Hoti është takur me  kryetarin e PDK-së, e ka cilësuar të qëllimshëm për t’ia dëmtuar imazhin Hotit një ditë para zgjedhjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori