LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për sulmin e mbrëmshëm në tubimin e Vetëvendosjes

Policia jep detaje për sulmin e mbrëmshëm në tubimin e Vetëvendosjes

Mbrëmë derisa Lëvizja Vetëvendosje po mbante një tubim në fshatin Studençan të Therandës, disa persona e kanë sulmuar nga jashtë sallën me një përzierje lëndësh shpërthyese.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

“Raportohet se përderisa ishte duke u mbajtur një takim elektoral në Shkollën ” Kongresi i Manastirit”,  dyshohet se është hedhur një shishe jashtë objektit e cila dyshohet të ketë qenë e mbushur me (preparate) thartinë”, thuhet në raportin e Policisë.


“Njësitet policore lidhur me rastin kane ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore si dhe kane njoftuar prokurorin kompetent”.

“Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale, rasti është duke u hetuar”.

Lajmin mbrëmë e kanë bërë të ditur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Sot, në mbrëmjen e datës 4 qershor, disa persona janë përpjekur të prishin tubimin e VETËVENDOSJE!-s në fshatin Studençan të Therandës”.

“Pasi që s’kanë mundur ta pengojnë tubimin ata janë larguar, e më vonë salla ku mbahej tubimi është sulmuar nga jashtë me një përzierje lëndësh shpërthyese. Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim njerëzor.

“Ky gjest mjeran tregon parehatinë e ish-pushtetit përballë përparimit të pandalshëm të Lëvizjes”./ KlanKosova/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori