Policia Financiare dorëzon kërkesë në Këshillin e Prokurorëve, kërkohet të shqyrtohen veprimet e Ruskovskës

Policia financiare, për kontrollin e kryer me urdhër të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, kërkon të reagojnë edhe organet e larta gjyqësore.
Ata sot kanë dorëzuar kërkesë deri te Këshilli i prokurorëve publik për të rishqyrtuar veprimet e kryetares së prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska.
Sipas informacioneve të “Alsat”, drejtoria e udhëhequr nga Arafat Muaremi ka përgatitur parashtresë që ndoshta nesër do ta paraqesë në Këshillin gjyqësor, i cili do të duhet të kontrollojë se me çfarë baze një gjykatës në procedurë paraprake ka autorizuar prokurorinë për të kryer bastisje.
Drejtoria e policisë financiare pohon se gjetjet e Prokurorisë së Ruskoskës nuk janë dëshmuar në kërkesën dhe urdhrin për bastisje.
Parashtresën e parë e kanë dorëzuar te Prokurori publik republikan, Lubomir Joveski i cili paralajmëroi se do të ndërmarrë veprime, pas çka do të merret vendimi, por deri më tani nuk ka asnjë reagim.
Gjithashtu nuk tregojnë cili ka qenë shkaku që i ka ftuar në bisedë prokuroret që kanë qenë të angazhuara për bastisjen.
Sipas ligjit, prokuroria në çdo kohë mund të kërkojë qasje dhe vënie në dispozicion të dokumenteve për kontroll.
Për këtë ka reaguar administrata e policisë financiare dhe pyetës pse prokurorja Ruskovska ka vendosur të bëjë bastisje në vend që të kërkojë dokumentacionin për kontroll, sepse në urdhër nuk theksohen cilat janë bazat e dyshimit për bastisje.
Për shkarkimin e mundshëm, caktimin e masave disiplinore të prokurorit, propozim vendim sjell prokurori publik i shtetit, i cili më pas i dërgohet këshillit të prokurorëve publikë, e që duhet ta shqyrtojnë dhe të votojnë në seancë.
Pa propozim të tillë nga prokuroria publike, këshilli nuk ka kompetencë të vendos nëse dikush do të shkarkohet.
Nga ana tjetër, për veprimet e gjykatësit, këshilli gjyqësor mund të vendosë menjëherë për parashtresën.
Bastisja në zyrën e drejtorit Arafat Muaremi është bërë javën e kaluar. Ruskovska nuk ka bërë të ditur detaje se çfarë po kërkohet në policinë financiare, por ka treguar se janë duke u marrë masa pas ankesës së një qytetari për gjoja mosveprim të Drejtorisë së Policisë Financiare. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania