LAJMI I FUNDIT:

Policia ende kërkon katër persona pjesëmarrës në dhunën në Kuvend

Policia ende kërkon katër persona pjesëmarrës në dhunën në Kuvend

Tashmë disa muaj policia është në kërkim të katër personave pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Për të njëjtit është shqiptuar masë paraburgimi, por atyre nuk u është privuar liria pasi vazhdojnë të jenë në arrati. Madje nuk dihet nëse ata gjenden në territorin e Maqedonisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se janë në ndjekje të atyre personave dhe në momentin që do të kenë informacione konkrete opinioni do të jetë i informuar.

Për dhunën në Kuvend, Prokuroria Themelore Publike për 36 persona lëshoi urdhërarrest, të cilët ngarkohen për veprën penale “rrezikim territorial të sistemit kushtetues dhe të sigurisë”.


Në mesin e tyre janë edhe gjashtë deputet të OBRM-PDUKM-së, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Sasha Vasilevski, Kërsto Mukovski, Luben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski, të cilëve pastaj iu mor mandati dhe ju hoq imuniteti.

Disa persona u arrestuan nga policia, por kishte edhe prej tyre të cilët u dorëzuan vetë në gjykatë. Në mesin e të paraburgosurve ishte edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov.