Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, raportoi para Komisionit të Sigurisë për çështjen e pajisjes së përgjimit, duke deklaruar se “Policia e Shtetit, gjatë gjithë veprimtarisë së saj, nuk ka kryer përgjime telefonike”.
“Policia nuk ka asnjë pajisje përgjimi telefonik, për sa kohë është ky legjislacion në fuqi, ndërsa gjurmimi është koncept tjetër. Nuk është disponuar kurrë në ambientet e veta dhe asnjë punonjës nuk ka disponuar pajisje përgjimi. Gjithçka që ju pyesni janë pjesë e hetimit, e theksoj dhe një herë që Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka pajisje përgjimi. Çdo element i deklaruar këtu që është në dosje, cenon hetimin dhe mua më vendos para përgjegjësisë ligjore”, tha Çako, duke mos pranuar të ndajë me anëtarët e Komisionit të Sigurisë informacione të tjera.
Por të mërkurën ka pasur seancë dëgjimore e Komisionit të Sigurisë me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, prokurorin e përgjigjëm Adriatik Llalla dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
I pari që u shpreh për këtë çështje ishte Visho Ajazi, i cili tha: “Rreth 2 muaj më parë morëm informacion për një pajisje të teknologjisë së lartë që kishte ardhur në Shqipëri, në Vlorë. Ishte në një ambient trajnimi të policisë shqiptare. Kontaktova me prokurorin e përgjithshëm për këtë pajisje. SHISH-i informoi institucionet e shtetit, duke bërë detyrën, për një pajisje që mund të cënonte sigurinë kombëtare”.
Ajazi shtoi se kaq ishte detyra e institucionit që ai drejton: “Pas kësaj, e kishte në dorë prokuroria për të marrë informacione të mëtejshme. Nuk jemi interesuar kurrë se si është përdorur, ky është tagri i Prokurorisë së Përgjithshme. Nuk kishim mundësi për më shumë informacion. Nuk dimë se kush është përgjuar dhe pse është përgjuar. Nuk e kam parë kurrë pajisjen e përgjimit”.
Këtë informacion ai tha se e ka ndarë edhe me prokurorin e përgjithshëm gojarisht, por jo me kryeministrin, pasi nuk e kishte të konfirmuar ekzistencën dhe qëllimin e kësaj pajisjeje. Madje, ai i është përgjigjur edhe ftesës së Presidentit për t’i dhënë detaje në lidhje me pajisjen që, sipas tij, ndodhet në qytetin e Vlorës, por ai nuk e ka parë personalisht. Presidentit i është ofruar i njëjti informacion që kam ndarë edhe me kryeprokurorin Llalla, shtoi kreu i SHISH-it dhe asnjë informacion më tepër.
Disa minuta më vonë, i pyetur nga anëtarët e komisionit, ai u shpreh që kjo është një pajisje që për shtetin do të përbënte kënaqësi nëse do e zotëronim pasi është e domosdoshme për institucionet ligjzbatuese, por konfirmoi edhe një herë që ka hyrë në Shqipëri vetëm për arsye trajnuese dhe se nuk ka informacion nëse përdoret për përgjim.
Por ai e çoi më tej pohimin duke thënë se kjo pajisje, nëse përdoret për këtë qëllim, përbën rrëzik për sigurinë kombëtare pasi të gjithë personalitetet shtetërore e deri tek efektivi me më pak rëndësi i policisë, do të ishin vulnerabël ndaj përgjimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite