LAJMI I FUNDIT:

Policia e Maqedonisë dënon 14.000 shoferë për më pak se një muaj

Policia e Maqedonisë dënon 14.000 shoferë për më pak se një muaj

Ministria e Punëve të Brendshme përveç se në territorin e Shkupit, zbaton kontrolle të përforcuara edhe në qytetet tjera të Maqedonisë së Veriut.

“Dënohen të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, posaçërisht ato që janë arsyeja më e shpeshtë që aksidentet të jenë me pasojë të rënda. Deri tani, për më pak se një muaj që kur filluan kontrollet e përforcuara janë shqiptuar mbi 14.000 dënime, dhe kryesisht janë për tejkalim shpejtësie, për mosregjistrim të automjeteve dhe po ashtu gjobiten edhe motoçiklistët që nuk respektojnë rregullat”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.


“Vetëm për një orë në aksionin kontrollues në Koçani dhe Vinicë janë shqiptuar mbi 80 dënime”, tha Angellvski duke shtuar se aksionet kontrolluese do të vazhdojnë edhe gjatë në vijim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori