Policia e Kosovës arreston një person nga Shqipëria të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas kosovar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar më 12 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me Stacionin Policor në Malishevë.
I dyshuari ishte në kërkim përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, për trafikim të narkotikëve të kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, përkatësisht si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Ai dyshohet gjithashtu për futje ose mbajtje të sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, si dhe për kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.




















































