Policia arreston një person në Gjakovë për drogë dhe armë pa leje

Një person është arrestuar gjatë një operacioni policor në Gjakovë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, policia ka konfiskuar 456 gram kokainë, një revole me 50 fishekë, dy telefona, një peshore digjitale, një veturë, 2,325 euro para të gatshme dhe disa prova të tjera që lidhen me narkotikët.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/01/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































