LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston dy persona në Klinë për armëmbajtje pa leje

Policia arreston dy persona në Klinë për armëmbajtje pa leje
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në fshatin Gremnik të Klinës për veprën penale ‘posedim ilegal i armës’.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se më datën 19 nëntor 2019 rreth orës 22:00 patrulla e Policisë në fshatin Gremnik–Klinë ka ndalur një veturë dhe gjatë kontrollimit të veturës dhe ngasësit tek ky i fundit është gjetur një pistoletë ‘Zastava M-57’ me një karikator dhe gjashtë 6 fishekë, të cilën i dyshuari e posedonte pa leje, transmeton Telegrafi.

“Pistoleta është konfiskuar ndërsa i dyshuari B. G. i lindur në vitin 1979 shtetas shqiptar i Kosovës, është arrestuar dhe është sjellë në stacionin policor në Klinë. Është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të kalojë në procedurë të rregullt dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar.Po ashtu rreth orës 23:00 njësitë policore të stacionit policor Klinë kanë hyrë në një lokal dhe tek personi i dyshuar B. P. i lindur në vitin 1988 shtetas shqiptar kosovar, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë pistoletë ‘Zastava M-57’ një karikator me tetë (8) copë municion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Policia bën të ditur se i  dyshuari është arrestuar për veprën ‘posedim ilegal i armës’ dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/

Fotografitë e publikuara nga Policia e Kosovës:

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori