Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se ekipet e anti-drogës kanë arrestuar dy shtetasve të huaj dhe një kosovari pasi që dyshohen se janë të përfshirë në rastin e përpunimit të substancave narkotike.
Policia e Ferizajt ka dhënë detaje se kanë realizuar planin taktik në fshatin Sllakovc të Gjilanit dhe aty kanë gjetur një laborator droge.
“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Policisë së Kosovës, njësia në Ferizaj, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore për Krime të Rënda në Ferizaj, për disa javë ka zhvilluar hetime në drejtim të veprës penale ‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike. Ndërkaq, sot, me datën 19.12.2024, njësitet e antidrogës kanë realizuar planin taktik të koduar “QAFA 2”, me ç‘rast është realizuar bastisje/kontroll në fshatin Sllakovc i epërm Komuna e Gjilanit, ku gjatë aksionit policor në vendin e ngjarjes janë arrestuar 2 persona të dyshuar shtetas sllovakë me iniciale (N.H. dhe L.A.), të cilët ishin në cilësi të personave ekspertë, duke përpunuar substancat kimike narkotike dhe personi i tretë pronari i shtëpisë me iniciale (S. I.) shtetas kosovar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Sipas Policisë, të dyshuarit brenda shtëpisë në dy lokacione (dhoma) kishin improvizuar një laborator klandestin me pajisje për përpunim të substancave kimike, duke vendosur aparaturë dhe preparate të nevojshme kimike dhe ishin në proces të përpunimit të prodhimit të drogës sintetike, e dyshuar e llojit “Methaphetamine”.
“Në vendngjarje vërehet substancë e lëngët prekusor (acid), sasia mbetet të konfirmohet, një pjesë e përpunuar në formë të ngurtë dhe një pjesë rreth 10 litra në proces ende e lëngët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore”, thuhet në komunikatë.
Forenzika qendrore dhe e (DrP) Ferizajt, ekspertë të laboratorit të Forenzikës dhe Njësia e Trajtimit të Mjeteve Eksplozive.
Prokurori i rastit dhe kryeprokurori nga Ferizaj janë paraqitur po ashtu në vendin e ngjarjes.
“Pas këtyre veprime janë kryer bastisje edhe në 4 lokacione, përfshirë: një dhomë hoteli, një banesë dhe një shtëpi banimi në fshatin Prelez në Ferizaj, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Droga, pajisjet e laboratorit, mjetet ndihmëse dhe një veturë e llojit Shkoda janë sekuestruar si prova materiale, kurse rasti vazhdon të hetohet dhe të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në fund të komunikatës së Policisë në Ferizaj. / Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës