LAJMI I FUNDIT:

Policia ankohet për kushte joadekuate dhe standard të ulët

Policia ankohet për kushte joadekuate dhe standard të ulët

Policia e Maqedonisë po ballafaqohet me probleme serioze në kryerjen e punës, kushte jo adekuate për punë dhe standard të ulët, tregon Sindikata e Policisë së Maqedonisë (SPM) e cila ka të anëtarësuar rreth 7500 të punësuar në MPB.

“Rrogat, pajisjet, uniformat, makinat e reja, përmirësimi i kushteve, masat për siguri dhe shëndet gjatë punës, shpresojmë që në bashkëpunim me MPB-në do të arrijmë t’i sigurojmë këto kushte për policët”, deklaroi Aco Antovski, kryetar i SPM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga Këshilli i forcave policore evropiane thotë se policia gjithkund ballafaqohet me probleme identike, pasi sipas tyre, mungon përkujdesja adekuate nga shteti.


“Probleme nuk ka vetëm në Ballkan. Policia gjithkund ballafaqohet me probleme identike. Duhet mbrojtje më e madhe për zyrtarët policorë, kushte më të mira për punë, pajisje, por para se gjithash duhet pëkujdes më i madh nga shteti”, tha Gerd Priem, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të forcave policore evropiane.

SPM sot në Ohër ka qenë nikoqire e sindikatave policore nga rajoni të cilët diskutojnë rreth iniciativës për bashkëpunim në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës dhe standardit të policisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Drejtësi
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Lajme
Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës

Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës "Pulse"

Lajme
Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori