Një polic brazilian që nuk ishte në detyrë ato momente ka qëlluar aksidentalisht me revole në kokë shokun e tij, dhe më pas ka qëlluar edhe veten kur e kuptoi se çfarë gabimi kishte bërë.

Flavio de Oliveira, 31-vjeç, një polic i diplomuar së fundmi në akademinë policore, kishte kaluar pasditen duke pirë së bashku me shokun në një lokal në Goiania në pjesën perëndimore të Brazilit, transmeton Telegrafi.


Brazil 2 1

Dhe derisa po kthehej me veturë në shtëpi brenda të cilës ishte edhe shoku i tij, në një moment u dëgjua një e shtënë. Plumbi që ishte shkrepur nga brendësia e veturës kishte goditur Matheus Castron. Ky student 20-vjeç po qëndronte i ulur kur një plumb e goditi në kokë. Të gjithë mbetën të habitur kur u ndal vetura dhe e pan atë i mbuluar në gjak.

Brazil 3 1

Por, edhe pse e dërguan me urgjencë në spital, ai disa minuta më vonë është shpallur i vdekur - pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur De Oliveira del nga vetura dhe shkon në anën e kundër ku po qëndronte i shtrirë shoku i tij.

Brazil 4 1

Detektivët pretendojnë se polici duke parë se çfarë kishte bërë kishte qëlluar veten, ku pasi kishin dalë në vendin e ngjarjes policia është konfirmuar edhe vdekja e tij. /Telegrafi/