POLI Streetball Kosova - muzikë, diell e kënaqësi midis Prishtinës më 20 gusht!

Për të 21-tën herë me radhë të premten në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë vjen evenimenti më i madh sportiv veror, POLI Streetball Kosova 2021.
Tradita vazhdon me shumë diell muzikë e kënaqësi që do të shijohet midis Prishtinës më 20 gusht (e premte).
Ekipet më të mira do të ndeshen në një ambient magjik të garës 3x3 me atmosferë dhe çmime fantastike, ku nuk do të mungojnë as ndeshjet e veçanta si ndeshjet e Meraklive t’Basketit, Femrave dhe VIP-ve.
Qershia mbi tortë: POLI Streetball Kosova legjendën që po shkon në pension, e nderon! Edmond Azemi do të jetë përballë shokëve dhe rivalëve të tij në Prishtinë në këtë ngjarje të madhe.
Çka keni pritë? Veç muzikë, diell e kënaqësi?
POLI Streetball Kosova vjen edhe me grillin në vendin e ngjarjes duke ofruar kënaqëinë ultimative të shijimit të salsiçeve të shëndetshme dhe tejet të shijshme me përbërje 90% të mishit të pulës të brendit POLI nga Perutnina Ptuj që është Sponsor Gjeneral i këtij eventi!
Me mungu nuk është opsion – më 20 gusht krejt në POLI Streetball Kosova për shumë aksion!


















































