Para pandemisë së COVID-19, problemeve në zinxhirin furnizues dhe konfliktet ndërkombëtare në botë, ishte paralajmëruar që në vitin 2021 do të arrinte vetura e re elektrike e Polestar, por kompani vetëm tani e ka zbuluar dizajnin e këtij mjeti motorik.

Duke marrë parasysh faktin se është inspiruar në konceptin Precept, fjala është për një SUV e jo limuzinë siç ishte përfolur, transmeton Telegrafi.


2 29

Ndërkohë kemi pasur rastin ta shohim veturën e kamufluar, e tani Polestar e ka zbuluar plotësisht SUV-in e parë të quajtur Polestar 3.

3 19

Përveç pamjeve të para se dizajnit, nga Polestar kanë ofruar edhe informacionet që versioni serik do ta ketë premierën në tetor.

4 14

Hyrja në treg të SUV-ve është shumë i rëndësishëm për çdo prodhues, e duke marrë parasysh se gjithçka po shkohet drejt autonomisë, Polestar 3 do të jetë i gatshëm për një gjë të tillë.

5 11

“Polestar 3 me kalimin e kohës do të ofrojë vozitjen autonome në autostrada bazuar në sensorët LIDAR nga kompania Luminar si dhe kompjuterin e centralizuar NVIDIA”, është thënë në kumtesën e kësaj kompanie.

6 11

Vetura e re elektrike do të vihet në lëvizje nga dy motorë elektrikë, si dhe do të ketë bateri të madhe që me vetëm një mbushje mund të përshkoj deri në 600 kilometra.

7 11

Kompania suedeze nuk synon të ndalet me kaq, pasi çdo tri vite në treg planifikon të plasojë modele të reja. /Telegrafi/

8 9