LAJMI I FUNDIT:

Pogradeci hap sezonin turistik

Pogradeci hap sezonin turistik

Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror dhe synon të tërheqë sa më shumë pushues gjatë kësaj vere, ndërsa ka ofruar shumë argëtime përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë gjithë verës dhe që synojnë ta bëjnë sa më argëtuese të gjithë kohën e pushimit që turistët do të kalojnë aty.

Gama e pasur e traditës jo vetëm në kulinari apo mikpritjen pogradecare, por edhe në aspekte të tjera prej kohësh është kthyer në një tërheqje për vizitorët që vijnë jo vetëm nga Shqipëria por edhe vende të tjera.

“Unë jam nga Amerika dhe kam ardhur në Shqipëri kohë më parë dhe doja të rikthehesha përsëri. Sapo m’u dha rasti erdha. Kam qenë në Durrës, por kur mësova për Pogradecin dhe liqenin vendosa të vij këtu. Tani kam një apartament këtu dhe mësoj joga dhe më pëlqen shumë këtu. Më pëlqen liqeni, malet, qyteti, ushqimi dhe njerëzit e mrekullueshëm. Jo vetëm qyteti, por edhe fshatrat përreth janë të mrekullueshme”, shprehet një turiste e huaj, transmeton tch.


Liqeni i Ohrit gjatë ditës, e freskia në mbrëmje, Korani dhe belushkat, por edhe çmimet konkurruese përgjatë viteve të fundit e kanë kthyer Pogradecin në një pol të rëndësishëm të turizmit që pret çdo verë mijëra pushues.

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori