Një kafjall i mrekullueshëm dhe i shijshëm për gjithë familjen Përbërësit:- 2 lugë të vogla sheqer;- 10 g tharmë të thatë;- 200 g miell të bardhë;- 100 g miell integral;- një lugë e vogël kripë;- 30 ml vaj;- 1 vezë;- 200 ml qumësht të ngrohtë;- 100 g kaçkavall;- 100 g djathë;- 1 të verdhë të vezës.Përgatitja:

Ngjisheni brumin nga mielli, qumështi i ngrohtë, tharmi i thatë, kripa, vaji dhe një vezë. Lëreni një orë të qëndrojë.


Zhvendoseni dhe lëreni edhe gjysmë ore.

Grini në rende kaçkavallin, përzieni me djathin e bardhë.

Nga gjysma e djathit bëni një top. Brumin formojeni në rreth me perimetër 15 cm, shtoni topin e djathit në mes, shtypeni brumin dhe formojeni sërish një rreth.

Lyeni me të verdhët e vezës, shtoni sipër djathin e mbetur.

Piqeni 25 minuta në 180 gradë Celsius.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.