Pogaçe të vogla të shqyera: Receta e harruar e gjysheve po ngazëllen!

Brumë shumë i shijshëm të cilin mundeni ta hani me yndyrë të preferuar Përbërësit: ▪ 500 g miell, ▪ 1 tharmë, ▪ 1 vezë, ▪ 2 lugë sheqer, ▪ 300 ml qumësht të ngrohtë, ▪ 100 ml vaj, ▪ kripë sa mund të kapet me një gisht. Gatimi:
Në një enë më të madhe qiteni miellin dhe shtoni tharmin, sheqerin dhe kripën. Shtoni vezën e tundur dhe qumështin dhe me tel ngjishni brumë të lëmuar.
Brumin mbuloni me leckë kuzhine dhe lërini të qëndrojnë një orë në vend të ngrohtë që të bymehet.
Kur vëllimi i brumit të dyfishohet, rrokulliseni ngadalë në sipërfaqe në të cilën keni qitur miell 0,5 cm trashësi.
Brumin priteni në katrorë dhe mesin e secilit priteni pak me thikë.
Pogaçet e vogla të përgatitura mbuloni me leckë kuzhine dhe lini të qëndrojnë edhe 15 – 20 minuta që të bymehen.
Pogaçet e vogla piqni në vaj të nxehtë derisa të skuqen nga të dyja anët.
Vendosni në peshqir që të kullohet teprica e yndyrës.
Pogaçeve të vogla qitni sheqer pluhur dhe servirni të ngrohta me pekmez.
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.









































