LAJMI I FUNDIT:

Poco X5 5G vihet re në listat e FCC dhe BIS

Poco X5 5G vihet re në listat e FCC dhe BIS

Kohët e fundit nëpër thashetheme është përhapur fjala për një telefon të ardhshëm Poco X5 5G.

Telefoni fillimisht u vu re më shumë se një muaj më parë në disa listime që përmendnin dy numra modeli në veçanti – 22101320I për versionin indian dhe 22101320G për atë global.

Thashethemet thonë se Xiaomi po planifikon gjithashtu që në Kinë të lançojë një telefon 22101320C nën markën Redmi, transmeton Telegrafi.


Ne ende nuk dimë shumë për Poco X5 5G, por listimet e fundit në faqet e internetit të FCC dhe BIS zbulojnë disa informacione, përkatësisht se telefoni do të ketë një bateri 4,900mAh, e cila ka shumë të ngjarë të tregtohet si 5,000mAh, një kapacitet tipik ky i telefonave Poco.

GSM Arena shkruan se ata gjithashtu e dinë se telefoni do të ketë Wi-Fi me dy breza dhe 5G me mbështetje për brezat 5G n5, n7, n38, n41, n77 dhe n78.

Poco X5 5G do të vije me MIUI 14, i cili mund të sugjerojë se sistemi operativ i këtij telefoni do të jetë Android 13.

Thashetheme të tjera rreth Poco X5 5G kanë përmendur një ekran IPS LCD 120Hz dhe një çip Snapdragon 778G+. Kjo është pothuajse gjithçka që dimë për celularin misterioz deri më sot. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Kalo në kategori