Nëse nuk do të kishte reaguar shpejt Darnella Frazier, Derek Chauvin mund të ishte ende një oficer policie në Minneapolis.

Në vend të kësaj, Chauvin është pas hekurave, i dënuar për akuza për vrasje, pasi i kishte vënë gjurin në qafën e George Floyd për më shumë se 9 minuta.


Tani adoleshentja që qëndroi e palëkundur, duke kapur videon më të gjatë dhe më të qartë nga një dëshmitar të momenteve të fundit të George Floyd, është e emocionuar me vendimin e gjykatës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

"Thjesht kam qarë kaq shumë", ka shkruar Frazier në Facebook.

"Unë isha aq e shqetësuar... Faleminderit Zotit, Faleminderit, Faleminderit. George Floyd ne ia arritëm!! Drejtësia është dhënë".

Siç ishte bërë e ditur, Frazier vazhdoi të filmonte pavarësisht agonisë së shikimit të jetës së Floyd, përcjell Telegrafi.

www 1

"Kam dëgjuar George Floyd duke thënë ‘unë nuk mund të marr frymë, ju lutem, largohuni nga unë’... dhe duke qarë për nënën e tij", dëshmoi Frazier në gjykatë. "Ai ishte në dhimbje. Dukej sikur e dinte se gjithçka kishte mbaruar për të".

Halla e Floyd, Angela Harrellson e vlerësoi Frazier, e cila ishte një nxënës 17-vjeçare e shkollës së mesme kur kapi pamjet që provuan të ishin mallkuese në gjyqin e Chauvin.

200603083535 george floyd protest la 0602 exlarge 169

"Gjëja e trishtueshme është nëse nuk do të kishte qenë për atë vajzë 17-vjeçare Darnella, do të kishte qenë një burrë tjetër me ngjyrë që u vra nga policia... dhe ata do të thoshin: Oh, ishte droga, ishte ajo", tha Harrellson.

"Dhe ne kurrë nuk do ta kishim rrëfimin që kemi. Dhe nuk do të ishim këtu duke biseduar".

Gjithashtu edhe guvernatori i Minesotës, Tim Walz, falënderoi publikisht Frazier.

"Marrja e asaj video, mendoj se shumë njerëz e dinë, është mbase arsyeja e vetme që Derek Chauvin do të shkojë në burg", ka thënë Walz.

"Me asgjë më shumë se një telefon celular dhe guxim të dukshëm, Darnella ndryshoi rrjedhën e historisë në këtë vend, duke shkaktuar një lëvizje të guximshme duke kërkuar fund të racizmit sistematik dhe dhunës nga duart e policisë", shkroi Suzanne Nossel, CEO i PEN America, një organizatë jofitimprurëse që punon për të mbrojtur dhe përparuar lirinë e shprehjes.

"Pa praninë e mendjes dhe gatishmërisë së Darnella për të rrezikuar sigurinë dhe mirëqenien e saj, ne kurrë nuk mund ta kemi ditur të vërtetën në lidhje me vrasjen e George Floyd".

Frazier, e cila tani është 18 vjeçe, iu është përgjigjur mijëra njerëzve që e falënderuan atë në Facebook.

"Unë nuk mund t'u përgjigjem të gjitha komenteve tuaja të bukura siç dëshiroj, por Faleminderit të gjithëve", shkroi ajo. /Telegrafi/