Profesori Ismet Hajrullahu, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se Kosova duhet të dënojë krimet e komunizmit, duke miratuar një rezolutë dhe kaluar një ligj lustracioni.
Ai ka thënë se është e pamundshme të ketë ndryshim rrënjësor, kur njerëz nga elita komuniste ende gjenden në pozita të rëndësishme në Kosovë, duke vënë theksin tek kryeministri i vendit, Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.
“Marrja e çështjes në duar të individit për të zgjidhur problemet e së kaluarës nuk është e duhur, sepse ne kemi institucione që duhet të merren me këto raste. Kështu unë nuk pajtohem me aktin e dorasit. Por nuk pajtohem as me institucionet. Sepse nëse kanë pasur informacione që mund të ndodhë një rast i këtillë, do të duhej të informohej Azem Vllasi. Akti është tregues që shoqëria jonë duhet të distancohet nga një sistem i së kaluarës. Të distancohemi nga krimet e komunizmit. Kosova ka qenë epiqendra e krimeve të komunizmit. Nuk mund të kemi drejtësi të besueshme, për aq kohë sa në krye të institucioneve ligjore të kemi gjykatës apo prokurorë që dje kanë dënuar pa bazë shqiptarë. Nuk kemi ligj të lustracionit, siç e kanë bërë shtetet tjera demokratike. Nëse do të kishim një ligj të këtillë, atëherë as kryeministri i vendit nuk do të mund të ishte në atë pozitë. Situata e krijuar kërkon me urgjencë që të ndahemi nga e kaluara”.
Abdullahu ka theksuar se Kosova duhet me patjetër të shkëputet nga ajo epokë dhe institucionet të kryejnë punën e tyre, në mënyrë që individët të mos marrin vet në dorë këto çështje.
“I gjithë Ballkani është shkëputur nga ajo kohë. I ka dënuar krimet e komunizmit. Vetëm ne nuk e kemi bërë atë gjë. Ne duhet të nxjerrim një rezolutë që dënon krimet e komunizmit dhe të kemi një ligj lustracioni, për t’ua pamundësuar njerëzit që kanë qenë në pozita në sistemin e shkuar dhe kanë kryer vepra, të jenë sot në institucione. Për të mos kaluar çështjet në duar të individëve, drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet”. /klankosova.tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit