Site icon Telegrafi

Po stabilizohet tregu i kriptovalutave – filloi rritja e çmimit të Bitcoin dhe monedhave të tjera dixhitale

Pasi vlera e Bitcoin ra nën çmimin prej 30 mijë dollarëve amerikanë në javën e fundit, situata është stabilizuar në 24 orët e fundit falë stablecoin Tether, i cili riktheu stabilitetin në treg.

Terraform Labs ndaloi shitjen e kriptomonedhës Terra përmes Blockchain pas rënies së TerraUSD.

Lexo po ashtu Sa para duhet të investoni në kriptovaluta nëse jeni fillestar?

Stablecoin është çdo kriptomonedhë e krijuar për të pasur një çmim relativisht të qëndrueshëm, zakonisht krahasohet me ndonjë mall, monedhë ose me një algoritëm të veçantë.

Blockchain është një sistem në të cilin të dhënat e transaksioneve të bëra në Bitcoin ose kriptovaluta të tjera mbahen në disa sisteme që janë të lidhura me një rrjet që parandalon mashtrimin në sistem.

Tether, stablecoin më i madh i përdorur në tregun e kriptomonedhave si një kriptovalutë që lehtëson tregtimin, e riktheu tregun nga humbjet me të cilat u përball javën e kaluar.

Ndërkohë, vlera e Bitcoin u rrit 9 për qind pas rënies brenda natës, kur çmimi i kësaj kriptomonedhe ishte 25 mijë dollarë.

“Fakti që Tether stabilizoi tregun do të thotë se thirrja për të margjinalizuar tregun e kriptomonedhave ishte e pajustifikuar”, tha Matt Maley, shefi i marketingut të Miller Tabak + Co.

Lexo po ashtu Ai është njeriu i dytë më i pasur i kriptomonedhave në botë - historia interesante e 30-vjeçarit që po e fal pasurinë miliardëshe

Maley beson se investitorët në treg nuk do të investojnë për të paktën disa ditë të tjera derisa sa të stabilizohet sërish marrëdhënia ofertë-kërkesë.

Për të kujtuar, Bitcoin është kriptomonedha më e përhapur në botë, por javën e kaluar pësoi një rënie të madhe të vlerës.

Humbja e vlerës së monedhës dixhitale ndodh si rezultat i rënies në tregjet e tjera të monedhave. /Telegrafi/

Exit mobile version