Cody Gakpo mund të largohet në afatin kalimtar të janarit nga PSV Eindhoven.

Sulmuesi holandez është duke shkëlqyer në këtë sezon, aq më shumë edhe në Kampionatin Botëror – duke shënuar tri gola deri më tani.


Ylli 23-vjeçar ka kontratë me PSV-në deri në vitin 2026 dhe shumë gjigantë evropiane e duan transferimin e tij.

gakpo

Manchester United, Real Madrid, Barcelona, Juventus, Chelsea, Arsenal, Liverpool e Bayern Munich, janë në mesin e klubeve që i duan shërbimet e tij.

Por, PSV ka bërë të ditur se nuk do të jetë e lehtë që ta marrin nga ata, pasi së paku duan 75 milionë euro për kartonin e tij – raporton FootMercato.

Lojtari është i hapur për t’u larguar nga skuadra e Eredivisie, mirëpo mbetet të shihet se a do të jetë në afatin e dimrit, apo në atë të verës së vitit 2023. /Telegrafi/

telegrafi sport app