Po realizonin fotosesion mbi urë, çiftin nga India e zë në befasi treni – hidhen nga 27 metra lartësi për t’i shpëtuar vdekjes

Ky është momenti rrëqethës kur çifti bashkëshortor hidhen nga ura me shina të trenit – duke rënë nga 27 metra lartësi që t’i shpëtojnë shtypjes nga treni.
Dyshja po bënin një foto sesion mbi urë Në Pali të Rajasthan të Indisë, kur krejt befasisht u shfaq treni duke lëvizur në drejtim të tyre, transmeton Telegrafi.
Duke parë se po u rrezikohej jeta dhe nuk kishin nga të ikin, vendosën të kërcejnë nga 27 metra lartësi – duke pësuar lëndime shumë të rënda.
Ky është moment është realizuar më telefon të mençur, ku shihen çifti duke u hedhur nga ura në një zonë malore.
Por pavarësisht rënies nga një lartësi të madhe, ata i mbijetuan më të keqes, por që pësuan lëndime të rënda serioze. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/07/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































