Site icon Telegrafi

Po qëndronin në shkallët lëvizëse të stacionit të trenit në Seul, ato fillojnë të lëvizin në kahjen e kundërt – pasagjerët rrokullisen njëri mbi tjetrin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku dhjetëra persona pësuan lëndime të lehta trupore.

Gjithçka filloi derisa po qëndronin në shkallët lëvizëse të stacionit të trenit, kur për një çast filluan të lëvizin në kahjen e kundërt dhe turma që ishte në to të rrokulliset, transmeton Telegrafi.

Shumica prej tyre pësuan lëndime të rënda, duke rënë mbi njëri-tjetrin, por tre prej tyre raportohet se janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim më të komplikuar.

Ishte stacioni i trenave Sunae në Budang-gu në jug të Seulit, ku shkallët lëvizëse filluan të lëvizin në kahjen e kundërt dhe pasagjerët të bien mbi njëri-tjetrin.

Për t’i ndihmuar u telefonua edhe departamenti i zjarrfikësve, kurse kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e tmerrshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version