LAJMI I FUNDIT:

Po qarkullonin me armë zjarri në Bulqizë, policia arreston 18-vjeçarin

Po qarkullonin me armë zjarri në Bulqizë, policia arreston 18-vjeçarin
Foto: Ilustrim

Qarkullonin me armë zjarri në automjet, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari, ndërkohë vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas lëviznin të armatosur, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat në lagjen “Minatori”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin e dyshuar dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.


Drejtuesi i automjetit porsa pa shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhërit për ndalim por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit të dyshuar , ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej shtetasve ( pasagjer) shtetasin K.S., 18 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi E.T., 21 vjeç, mundi të largoj në këmbë pasi braktisi mjetin dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit brenda në automjet, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori