Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Ferri është njerëzit e tjerë. Ose, më saktë, njerëzit e tjerë në mediat sociale. Ferri është miliona ata njerëz që do të shmangnin njëri-tjetrin si të ishin murtajë po të takoheshin në jetën reale, por që përballen me njëri-tjetrin dhe në thelb nxisin konflikte në internet; ata njerëz që vazhdimisht acarojnë njëri-tjetrin deri në mërzi, frustrim ose në dëshirën për t’u bërë pjesë e ndonjë grupi, gjë që përfundon në mujsharje virale, kërcënime me vdekje dhe fëmijë që shkatërrojnë fëmijë të tjerë nëpër platformat që ligjërisht nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre për t’u regjistruar.
Ferri është një rreth aq i madh dhe i largët shoqëror saqë truri i njeriut thjesht nuk është i aftë për ta përballuar: është socializim pa përgjegjshmëri që na shkaktonte një stres të madh shumë kohë përpara se Elon Musku ta blinte X-in dhe ta çonte atë në rrugë të gabuar. Por, njerëzit prapë qëndruan aty për arsyet për të cilat njerëzit zakonisht qëndrojnë në një marrëdhënie toksike – nga inercia, frika nga vetmia, shpresa e gabuar se mund të ketë përmirësim – dhe sepse dukej i domosdoshëm për jetën profesionale të shumë vetave. Duhej të ishe në X, sepse të gjithë të tjerët ishin aty, një logjikë që këtë javë më në fund u thye: ikja masive nga X-i e ka shtuar Bluesky-n me një milion përdorues që nga zgjedhjet në ShBA, me disa deputetë të spikatur të Partisë Laburiste që i janë bashkuar këtij ndryshimi. Cili është qëllimi, pyeti kryetarja e Komisionit për Gratë dhe Barazinë, Sarah Owen, që të jesh në një faqe që “ka kaluar nga memet me mace, te ndarja e pikëve në [lojën] Wordle e deri tek ofendimi i njerëzve vetëm për shkak të një mendimi më ndryshe politik”?
Platformat vijnë dhe shkojnë, por kjo duket ndryshe: si vdekja përfundimtare e idesë se mediat sociale mund të ishin sheshi i qytetit në internet, një vendtakim global për idetë që do të zgjeronin horizontet tona. Tani, e ardhmja e mediave sociale duket gjithnjë e më shumë e ndarë për arsye sigurie të përdoruesve, si tifozët rivalë në futboll. X-i për të djathtët dhe të zemëruarit; ata të qendrës dhe të apasionuarit pas politikës në Bluesky; njerëzit që urrejnë politikën në Threads ose në Instagram; gjenerata Z në TikTok; dhe brezi më i moshuar në Facebook.
Si shumica e gazetarëve, unë ende dëgjoj biseda të ndryshme në të gjitha këto platforma. Por, për postimet aktive kalova në Bluesky që në gusht, pasi Musku përdori trazirat në Sauthport për të promovuar idenë e luftës civile në Britani. Deri tani, duket si të ndërrosh këpucët me taka me atlete: fillimisht shqetësohesh nëse ke gabuar, pastaj pyet veten pse pranove të kesh për kaq gjatë këmbët e lënduara.
Një pjesë e imja urren idenë që platformat masive të arrijnë drejt fundit, qoftë edhe vetëm sepse nuk kam ndaluar kurrë së besuari se ka rëndësi shpërthimi i flluskave të dogmave, përballja me ide të parehatshme dhe përpjekja për të kuptuar se si mendojnë të tjerët. Por, gabimi ishte të mendonim se mediat sociale ishin një rrugë e shkurtër drejt gjithë kësaj, kur jeta në internet asnjëherë nuk e pasqyroi vërtet jetën reale – edhe përpara se algoritmet ta orientonin atë drejt zërave më të lartë dhe modeli i saj të funksiononte aktivisht kundër mirëkuptimit.
Shumica e njerëzve bëhen të hapur ndaj pikëpamjes së kundërt kur dikush që ata pëlqejnë ose respektojnë del të jetë në kampin rival. Por, duke e zëvendësuar atë person të besuar me një turmë të huajsh që mprehin thika, mediat sociale na bënë më të zemëruar, më mbrojtës dhe më të bindur se gabim e kanë ata që mbajnë thikat. Trashëgimia e tyre është një botë tërësisht më e polarizuar dhe e mjerueshme, ndërsa hulumtimet tregojnë një lidhje midis përdorimit të madh të mediave sociale dhe depresionit, jo vetëm tek adoleshentët, por edhe te të rriturit e moshës së mesme.
Të fillosh përsëri në një platformë të re është padyshim triumfi i shpresës ndaj përvojës. Bluesky ka mësuar nga paraardhësit e tij, duke filluar me ftesa dhe duke u rritur ngadalë: ka norma të forta sociale, një kulturë të bllokimit në vend të ushqimit të trollëve që kërkojnë vëmendje, dhe funksione që i shtyjnë përdoruesit larg shpërndarjes [quote tweet] të sulmeve masive. Ata që janë të përcaktuar për të qenë agresivë, do ta gjejnë një mënyrë, por të paktën të bën të mendosh pse u tallëm për kaq gjatë duke menduar se nuk ka asgjë që platformat nuk mund të bëjnë. Por, ndërsa tani është një vend i këndshëm për të qenë, kështu ishte edhe Twitter-i në vitin 2009. Rritja është pothuajse e pamundur të realizuat pa e pasur të keqen nga brenda.
Nëse diçka më jep shpresë, është fakti që bisedat më të matura dhe më pak emocionale në Bluesky janë gjithashtu më pak nga ato që shkaktojnë varësi, sepse sekreti i përdorimit të mirë të mediave sociale në vitin 2024 është thjesht ta përdorësh atë më pak. Mësimi nuk është të ndalosh së dëgjuari idetë që të duken të pakëndshme ose njerëzit me të cilët nuk pajtohesh. Është ta bësh këtë në jetën reale, jo në ekuivalentin dixhital të një pijetoreje famëkeqe për përleshje në kohën e fajrontit – dhe, për më mirë, në një mënyrë që nuk e pasuron Muskun më shumë se ç’është tashmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
Morali dhe intelektuali
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Thënie shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!
Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite