Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in kanë mbjellë një pemë në kufirin e dy vendeve të fortifikuar me pajisje të ndryshme ushtarake.

Ata e mbollën pishën në orët e para të takimit, para se të fillojë samiti i shumëpritur, transmeton Telegrafi.


Siç raporton Reuters, Kim dhe Moon me lopata kanë hedhur dhe në rrënjët e pishës, si dhe kanë vënë një guri në të cilin janë të shkruar emrat e tyre si dhe thënia: "po mbjellim paqen dhe prosperitetin".

Zyrtarë të Koresë së Jugut kanë pranuar se Kim dhe Moon kanë zhvilluar bisedime "serioze" në fshatin Pandmunjom, në vijën kufitare që ndanë këto dy vende.

2 161

Të dy palët janë duke shkruar komunikatën e përbashkët të dy liderëve që do ta publikojnë sapo të jetë gati, ka njoftuar gjatë pauzës zyrtari i Koresë së Jugut, Jun Jang-chan.

Ai ka shtuar se bashkëshortja e liderit verikorean Ri Sol-ju do t'ju bashkohet Kimit dhe Moon gjatë drekës. /Telegrafi/