Një burrë gjeti vdekjen kur një dritare ra nga kati i 27-të nga një apartament mbi kokën e tij, në një rrugë në qendër të Londrës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, paneli i qelqit ka rënë nga një ndërtesë luksoze afër lumit Thames.


Viktima, e cila nuk është emëruar, besohet të ketë mbetur i vdekur në vend, menjëherë pasi është goditur nga dritarja.

Ai besohet të ketë qenë një punëtor nga një vend i afërt, i cili po kalonte rrugës.

Policia dhe paramedikët u thirrën të premten para orës 11 të mëngjesit, por viktima u shpall i vdekur në vendngjarje. /Telegrafi/

w1

w2

w3

w4