Drejtori i Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava, ka thënë se me miratimin e ligjit për këtë kombinat do të fillojë një epokë e re e zhvillimit.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Tmava ka thënë se kjo epokë nënkupton hapje të vendeve të reja të punës, mirëqenie për punëtorët si dhe zhvillim ekonomik për vendin.
“Ligji për Trepçën është i mirë pasi jep mundësi zhvillimore dhe shënon një epokë të re, që nënkupton zhvillim dhe mirëqenie. Deri më tani Trepça ka qenë me status të mbijetesës, ndërsa me anë të këtij ligji këtij kombinati i përcaktohet statusi zhvillimor. Kjo nënkupton hapje të reja të vendeve të punës, mirëqenie për punëtorët si dhe zhvillim ekonomik për vendin”, ka deklaruar Tmava.
Ai ka paralajmëruar se brenda një periudhe të caktuar kohore do të dyfishohet prodhimi i këtij kombinati.
“Do të ketë rritje të numrit të punëtorëve sepse mendohet se prodhimi që aktualisht është afër 400 mijë tonë që eksplatohen, të rritet deri në 1.5 milion tonë xehe për një periudhë të caktuar kohore”, është shprehur Tmava, duke shtuar se, krahas rritjes së prodhimit, do të ketë edhe rritje të pagave për punëtorët. Kurse reagimet e Serbisë lidhur me ndryshimin e statusit të Trepçës, Tmava i ka quajtur reagime politike sa për konsum të brendshëm.
Pavarësisht këtyre, ai ka thënë se do të ketë bashkëpunim me pjesën veriore pasi, sipas tij, Trepça është për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim të përkatësisë etnike.
“Kemi bashkëpunim me pjesën veriore, madje kemi shkëmbyer edhe kuadro e mjete pune. Derisa nuk vijnë direktivat nga Beogradi gjithçka është korrekte, mirëpo kur t’i marrin këto direktiva, tentojnë ta devijojnë këtë bashkëpunim. Por ne kemi të bëjmë me zhvillim ekonomik që nënkupton interes për qytetarët, pa dallim të përkatësisë etnike. Prandaj besoj se do të ketë bashkëpunim edhe në të ardhmen, sepse Trepça nuk është vetëm për shqiptarët, por është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Tmava. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite