Kanë kaluar 20 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, por për shumë të mbijetuar, dhimbja dhe trauma janë ende të papërpunuara.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, disa mbetën me lëndime fizike që i ndryshuan jetën, derisa ende shumë njerëz luftojnë me mundimin mendor që iu shkaktuan nga ngjarjet e asaj dite.
Një nga të mbijetuarat që kishte pësuara lëndime të rënda, Lauren Manning, pësoi djegie në më shumë se 80 për qind të trupit të saj.
“Sipas çdo standardi mjekësor, unë mund të kisha vdekur”, thotë ajo për Sky News.
Lauren sapo kishte hyrë në Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë kur aeroplani i parë i rrëmbyer u përplas në ndërtesë, duke hedhur një top zjarri që godiste poshtë boshtit të ashensorit dhe në korridor.
“Kishte një tingull tepër të fortë, dhe një çast më vonë u përfshiva nga flakët”, thotë ajo.
“Dhimbja ishte e pallogaritshme, dërrmuese, duke depërtuar gjithnjë e më thellë”, potencoi e mbijetuara.
“Po digjesha e gjallë. Nuk ka fjalë të tjera për të”, thekson Lauren.
Derisa ajo luftonte kundër flakëve, ajo vrapoi jashtë dhe përtej një rruge para se të binte dhe të rrokulliset në një argjinaturë me bar, ku një burrë u përpoq ta ndihmonte.
“Unë nuk u rrëzova dhe nuk vdiqa në një grumbull flakësh – luftova kundër tyre”, thotë ajo.
“Unë po i bërtisja atij: ‘Më largo që këtu’”, u shpreh Lauren.
Lauren u dërgua me urgjencë në spital dhe përfundimisht u vendos në një gjendje kome, para se të transferohej në një qendër të specializuar të djegieve.
Gjatë tre muajve kur ajo ishte në gjendje kome, burri i saj Greg lexonte poezi nga Robert Burns dhe luante muzikë nga ditët e takimit të tyre.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/09/Lauren-3.jpg)
Disa ditë pasi u zgjua nga koma, djali një vjeçar i Lauren, Tyler, e vizitoi atë për herë të parë që nga sulmi.
“Unë kisha shumë frikë se ai nuk do të më njihte”, thotë ajo.
Lauren kaloi më shumë se gjashtë muaj në spital, por shërimi i saj – i cili përfshinte disa operacione – zgjati gati 10 vjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-c24cb82e-a8b9-4d21-84d5-20b3f9eb5afb-780x439.jpeg)
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme
![Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-18-780x439.jpg)
Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun
![Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-22-780x439.png)
Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi
![Trump e quan Zelenskyn një diktator](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e6fb39fe-d2c4-43c9-acc4-1f5da79e4417-780x439.jpg)
Trump e quan Zelenskyn një diktator
![Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-32-780x439.png)
Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump
![SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-06f5986d-cc1b-49ab-98c2-52a4090f6604-e1739903796708-780x439.jpeg)
SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame